Të shtëna me ármë zjárri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të jetë plagosur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana  ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re