Turma të mëdha kanë dalë në kryeqytetin e Mianmarit, Naty Pyi Taw për varrimin e një femre të vrarë në protestat kundër grusht-shtetit ushtarak.

Sipas BBC, Mya Thwe Thwe Khaing u qëllua në kokë pak para ditëlindjes së saj të 20-të, viktima e parë e të paktën tre personave të vrarë deri më tani në protesta.

Me këtë rast, mijëra persona dolën rrugën për ta nderuar 20-vjeçaren.

Ushtria vendase mori pushtetin në dorë në fillim të këtij muaji. Premtimet për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nuk kanë arritur të kënaqin protestuesit, të cilët po kërkojnë gjithashtu lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe anëtarëve të tjerë të partisë së saj Lidhja Kombëtar për Demokraci (NLD).

Ushtria pretendon se fitorja e madhe e NLD-s vitin e kaluar ishte një mashtrim por nuk ka dhënë prova.

Facebook bllokon faqen e lajmeve të drejtuar nga ushtria

Më herët, gjiganti i medieve sociale Facebook, fshiu një faqe të lajmeve të drejtuar nga ushtria e Mianmar.

“Në përputhje me politikat tona botërore, ne kemi fshirë ‘Faqen e Ekipit të Informacionit të Vërtet të Tatmadaw’ nga Facebook, për shkelje të përsëritura të Standardeve tona të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe koordinimin e dëmit”, deklaroi kompania

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re