Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 17-vjeçarit Amarildo Gjergjit, mbrëmjen e kaluar në njësinë Bërdicë, në Shkodër!

Mësohet se 17-vjeçari ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës.

Konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri tjetrin. Palët kanë patur një sherr edhe më përpara lidhur me ngacmimin e një vajze.

Autori i ngjarjes, Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër  është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë, ku ka nisur një debat me babain e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17 vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij. Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e kësaj plagosje të ndodhur për motive të dobëta. Efektivët kanë sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën me të cilën qëlloi shtetasi Gent Dushku.

Po ashtu policia e Shkodrës është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes i cili vijon  që të jetë në kërkim nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re