Mjeti që shihni në foto, një Benz ngjyrë gri, është makina e viktimës Bujar Nasufi, brenda së cilës mbeti i vrarë pas një atentati me 6 plumba nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (12 janar) rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.
Autorët e kanë ndjekur nga pas dhe sapo ai ka mbërritur pranë banesës së tij, i është bërë atentat duke e vrarë në vend.
Më pas, autorët, të cilët kanë qenë të maskuar dhe lëviznin me një motor, dyshohet se janë larguar në drejtim të zonës së Selitës.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, ndërsa sipas burimeve nga Policia, 56-vjeçari nuk rezulton me precedent penal.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.
