Detaje të reja janë zbardhur për oficerin e policisë Saimir Hoxha i cili u vra sot nga 21-vjecari Aldi Rama. Mësohet se Hoxha në vitin 2007 teksa ishte oficer i policisë rrugore dhe shoqeronte kryetaren e parlamentit të asaj kohe Jozefina Topallinn, në aksin Milot-Shkodër, ai shmangu një përplasje.

Një makinë po vinte në drejtim të mjetit ku po udhëtonte kryetarja e parlamentit dhe Saimiri e shmangu këtë incident duke I dalё me mjetin e tij para. Pas përplasjes makina e Saimirit përfundoi në kanal dhe ai u plagos.

Saimir Hoxha kishte shërbyer në policinë ushtarake, si oficer i policisё gjyqёsore, polic rrugor e oficer krimesh.

Kujtojmë se oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u vra rreth orës 10:30 mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë nga 21-vjecari Aldi Rama pasi ai ishte pjesë e patrullës që kontrollonte për kultivimin e kanabisit në zonë.

Efektivi 44-vjeçar, baba i dy fëmijëve, mori një plumb në zemër dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re