Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë udhëheqësit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei që të “mendohet mirë për ato që ai thotë”.

Udhëheqësi fetar iranian e quajti presidentin amerikan “klloun”, pas së cilës Trump shkroi në Twitter se Ayatollah Ali Khamenei “tha disa gjëra të shëmtuara në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën”.

“Ekonomia e tyre po prishet dhe njerëzit po vuajnë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij!”

Përveç që e quajti Trump-in një klloun, Ali Khamenei tha se presidenti amerikan thjesht po pretendon të mbështesë popullin iranian, por do të “shpohet nga një kamë helmuese” në shpinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re