Është gjetur i pajetë bariu Taqi Bërxulla, i cili një ditë më parë u denoncua nga familjarët i humbur. Burime nga policia bëjnë me dije se ai kishte rënë në një greminë pranë vendit ku kishte dalë për të kullotur. Familjarët bënë denoncim dje në Komisariatin e Policisë Sarandë.

69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre. Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun por nuk asnjëri prej tyre nuk kishte informacion për të.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re