Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me një konflikt të ndodhur sot në Kombinat.
Edhe pse fillimisht u raportua për një sherr masiv mes disa të rinjve, policia ka sqaruar ngjarjen.
Mësohet se kanë qenë 2 të rinj të cilët janë rrahur me grushte me njëri tjetrin.
Të dy ata janë shoqëruar në komisariat teksa policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.03.2022, në Kombinat, në Rrugën e Qelqit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, shtetasit D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, të cilët janë shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrrthanave të konfliktit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb