Një atentat i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e të shtënave me breshëri nga një makinë në lëvizje ka mbetur i vdekur në vend Lulzim Bitri, ndërsa Ardian Collaku ndodhet në “vdekje klinike”. Sipas burimeve ngatë “Fax News”, Ardian Collaku ka shenja jete dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Burimet bëjnë me dije që Collaku është nisur me autoambulancë i shoqëruar nga forca të shumta policie drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

RENEA dhe FNSH janë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes të cilët janë larguar me një automjet në drejtim të paditur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re