Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju tokës’, ishte e 14-ta në konkurrim në Eurosong. Ajo do te performoje sonte ne finale ne oren 21:00.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë, një himn ndaj emigrantëve për të
dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u
njoftua se Shqipëria u kualifikua ne finale.

E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi
Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit.

Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e
Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në
shqip.

Shqipëria do të këndojë e dyta në natën e finales së madhe, pas Maltës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re