Kryebashkiaku i rizgjedhur për herë të tretë në Fier, Armando Subashi ka komentuar fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku në një deklaratë për mediat tha se përgjegjësia e tij në këtë mandat është akoma dhe më e madhe.

Ndër të tjera theksoi se në zgjedhjet e vitit 2025, betejë për PS mbetet rikthimi i mandatit të 10-të në këtë qytet dhe vazhdimi i një mandatit tjetër për kryeministrin Edi Rama.

“Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët për votën e besimit, edhe ata që nuk na votuan. Do bëjmë një analizë të kujdesshme pas fitores, filozofia jonë ka qenë puna dhe vetëm puna. Përgjegjësi për herë të tretë është shumë më e rëndë se ajo e herës së parë. Beteja jonë e vërtetë është 2025 për të kthyer mandatin e 10-të në Fier, dhe për të vazhduar mandatin e 4-ërt të Edi Ramës”,

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re