Skënder Gjinushi u rizgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave pa kandidat rival duke marrë 98% të votave.

I pyetur nga gazetarët sesi ndihej që nuk kishte një kandidat përballë tij, ai tha se procesi ishte garë sepse votohej me “PO” ose “JO”.

“Procesi është garë sepse votohet po jo. Vazhdoni i bini një kambane dhe kërkoni përgjigjen kërkojeni tek ata që nuk kandidojnë. Jeni ju që merreni me një anëtarë dhe jo me 55”, tha ai.

Gjinushi gjithashtu kërkoi të akademia të mos ngatërrohej me politikën, sepse janë dy gjërat të kundërta.

“Mos ngatërroni politikën me Akademinë e Shkencave. Në politikë mund të ketë plane dhe interesa, këtu s’ka as interesa të vogla e as ekonomike, por vetëm shkencore. Mbështetjen akademisë nuk e japin vetëm anëtarët e saj, por edhe institucionet e vendit dhe ato jashtë”, tha ai.

Në programin e prezantuar, Gjinushi tha se pika kryesore është realizimi i tre projekteve madhore; histori, enciklopedi dhe fjalor.

Akademia e Shkencave nisi në mënyrë të dyshimtë dhe pa transparencë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, ndërsa në garë ishte vetëm Gjinushi.

Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë njoftim në media dhe në mënyrë të fshehtë nga pjesa tjerët e akademikëve, ndërsa Gjinushi mori sërish drejtimin e Akademisë së Shkencave, edhe pse kjo procedurë është kontestuar nga akademiku Artan Fuga.

Kujtojmë se projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së. Me këto ndryshime iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re