Çifti Bakalli u bënë pjesë e mediave për një konflikt të ndodhur mes tyre, shkak u bë një koment i bashkëshortes në lidhje me pëlqimin e saj kundrejt Sinan Hoxhës . Ata kishin debatuar edhe herë të tjera por, debati i tyre nuk kishte arritur në këtë gjendje.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 1 janar, ku çifti në fjalë ndodhej tek shtëpia e vjehërrit për Vitin e Ri.

Liljana Bakalli, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që debaton me bashkëshortin e saj dhe se ai ka përdorur fjalë fyese ndaj saj edhe herë të tjera madje edhe ka pasur edhe dhunë që agravonin në dëmtime fizike.

Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer”- shprehet Liljana.

Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re