Në fshatin Dhivër të Sarandës bariu 68-vjeç është gjendur i pajetë mesditën e kësaj të hëne.
Policia njofton se 68-vjeçari me iniciale Dh.B është rrëzuar aksidentalisht në një shkëmb, teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.