Gjykata e Posaçme liron nga sekuestroja dhe i kthen automjetin e blinduar BMW të Lulzim Berishës.

Makina e blinduar e Berishës u sekuestrua nga SPAK në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit (OFL) më 4 shkurt të këtij viti.

Vendimi për sekuestrimin e automjetit të blinduar të Berishës u kundërshtua nga avokati Detar Hysi i cili deklaroi se të ardhurat për blerjen e sendit janë të deklaruara dhe bëri me dije se do të ankimonte vendimin.

Bashkë me formularin avokati mbrojtës i Berishës dorëzoi edhe një dokument të lëshuar nga kadastra e Durrësit ku rezultonte se nuk ka asnjë pronë të regjistruar pranë zyrës shtetërore.

Lul Berisha, një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit, u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit.

I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u lirua pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, i reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vitet e mbetura nga dënimi do ti kalojë si dënim me kusht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re