Në një lidhje direkte nga Sharra, aty ku ndodhet edhe inceneratori i Tiranës, i cili ditën e sotme e sekuestrua nga SPAK, gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi, raportoi se puna në këtë incenerator do të vazhdojë si normalisht.

E vetmja gjë që do të ndryshojë është se paratë që Bashkia e Tiranës ia kalonte privatit, tanimë do t’ia kalojë shtetit.

Shërbimi në Sharrë nuk do të ndërpritet. Ajo do të administrohet nga shteti. Sa i përket Bashkisë së Tiranë, ajo është një klient si shumë të tjerë.

Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të paguajë, por tanimë jo privatit për shtetit. Pra nga pushteti lokal në atë vendor.

Bashkia paguan për rreth 1 ton mbetje, 29 euro. Në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë” tha gazetarja.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi sot se po heton në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, ndërsa raportohet se ‘de facto’ biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët e inceneratorit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re