Gazetari i News24, Klevin Muka i ftuar në programin e drekës në News24 ka folur në lidhje me intimidimet që i janë bërë atij nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla për një denoncim që ai ka bërë më herët për projektin në Porto Palermo.

Muka tha se ky është sulm i përqëndruar intimidues që kërkon të bëjë shembull gazetarët duke i nxjerrë në rrjetet sociale. Teksa komentoi epitetin e Ballës, i cili e quajti gënjeshtar të paguar ai tha se kjo është e paprecedentë.

“Ky është sulm i përqëndruar sepse kërkon të intimidojë gazetarët, është formë e rrezikshme intimidimi. Nuk merren me faktet, por merren me mua personalisht, Taulant Balla më ka quajtur “gënjeshtar i paguar”, nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Kam pasur zërin pro pavarësisht që jam hedhur në faqet e dy personave me shumë ndjekës, por u delegjitimuan. U bëra shembull që nëse vijoni do të nxirreni në rrjetet sociale”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re