Në spitalin e Fierit, sot në mesditë, ka ndërruar jetë një 87 vjeçare. E moshuara ndërroi jetë 15 ditë pas burrit, i cili vdiq në spitalin infektiv në Tiranë, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Burime nga spitali bëjnë me dije se bëhet fjalë për çiftin e të moshuarëve Delia të prekur me Covid-19, banues në pallatin 10 katësh në  lagjen “15 tetori “ në Fier.

Fillimisht të dy bashkë me bashkëshortin rezultuan pozitivë dhe u dërguan tek Spitali Infektiv ku bashkëshorti 90- vjeçar nuk doli më i gjallë, ndërsa ajo arriti ta fitojë betejën, por tashmë ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të tjera.

Të afërmit pohojnë se gruaja vuante edhe nga zemra. Ata shprehen se e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur bashkëshorti i vdiq dhe e kishin transferuar në spitalin e Fierit për të qendruar nën kujdesin e mjekëve, edhe pse rezultoi e shëruar.

Gruaja doli negative pas tamponeve të kryer në spitalin Infektiv dhe për këtë arsye doli nga spitali e shëruar dhe u transferua ne Fier.

Që nga dita që mberriti në Fier ka qendruar nën kujdesin e mjekëve duke qene se kishte probleme shëndetesore te tjera, nga zemra, probleme me frymëmarrjen

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re