Kryeministri Edi Rama ka vendosur që mandatin e 3-të në krye të qeverisë ta nisë me një makinë të re, shumë më luksoze se ajo që kishte më parë.

Por sërish nuk ka ndryshuar preferencat, pasi ka qëndruar tek prodhimet amerikane.

Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blinduar që ai është shprehur se ja ka dhënë dhuratë vëllai i tij, Olsi, sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.

Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh, dhe cilësohet si një makinë që më së shumti e përdorin kartelet e drogës në Meksikë dhe oligarkët rusë, shkruan expres.

Enigmë ngelet kush është edhe zonja E. Hoxhallari pasi makina rezulton në pronësi të saj dhe sa lekë paguhet për qiranë nëse paguhet? E nëse është dhuratë, çfarë mund të ketë marrë në këmbim zonja në fjalë?

Lexo edhe:

Rama u ndaloi luksin ministrave por vetë ”mbiu” me ”bishën” e re, gazetarja hedh dyshime: Ja në emër të kujt është makina, çfarë elementësh sigurie ka

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re