Proedohen penalisht 3 punonjës të komisariatit të Korçës nga Prokuroria e rrethit gjyqësor.
Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19.
Sipas burimeve mësohet se i riu ka bërë kallëzim pranë AMP, ku ditën e sotme ka filluar edhe proçedimi penal ndaj policëve. Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë.
Sipas burimeve policët e kanë shoqëruar për mungesën e maskës, dhe më pas e akuzonin për vjedhje të riun. Duke i thënë që ke vjedhur gjithë Korçën, pra është numri 1 që kërkohet për vjedhje.
Gjithë biseda e rregjistruar më pamje, është publikuar pas më tepër se 2 vitesh në rrjete sociale.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb