Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

 

Ajo tha për mediat se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin.

 

“Puna ime në vite besoj që ka folur më së qarti se çfarë funksioni dhe në ç’mënyrë është kryer puna e Prokurorit. Vënia në dispozicion e akteve të punës time, ku 160 të pandehur janë dënuar me dënim të formës së prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësinë. Jam munduar në këtë proces të përfaqësoj për të gjithë që në çdo moment nga ana ime janë vënë në dispozicion fakte që ky proces ka qenë i afektuar. Vendimi në kundërshtim me ligjin. Unë kur ndodhem përball organeve të rivlerësimit jam prezantuar me dy identitete, të Prokurorit të Republikës dhe si qytetare shqiptare, dhe duhet të kem të drejtën për të realizuar mbrojtjen. Besoj në çdo proces të rregullt, dhe këtë jam munduar ta zbatoj ndër vite në punën time.”, tha Imeraj.

 

E pyetur nëse dikush nga politika qëndron pas këtij vendimi të KPA, Imeraj tha se aktualisht nuk ka dijeni për një emër por sapo të ketë do ua bëj publikë mediave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re