Skip to content

U shkarkua nga parlamenti, reagon Ilir Meta, publikon deklaratën “gafë” të deputetit pensionist

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas shkarkimit nga Parlamenti me 104 vota pro.

Meta nuk e ka marrë seriozisht aktin e sotëm, duke publikur një deklaratë qesharake të deputetit Selami Jenishehri, i partisë së pensionistëve, ku ai shpjegonte se si me votimin e sotëm, do t’i dalin zot “nipërve dhe mbesave pensioniste”.

Me këtë reagim, Meta ka zgjedhur të injorojë ngjarjen e sotme.

Tashmë, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë për shkarkimin ose jo të Presidentit.