Mjeku Ilir Allkja u shkarkua nga puna në QSUT më 30 dhjetor. Në “Zonë e Lirë” ai e ka konsideruar vendimin e marrë pikërisht më këtë datë, para Vitit të Ri, si një vendim sadist dhe të pashpirt.

“Unë do ta ndjek në rrugë gjyqësore dhe në Gjykatat Ndërkombëtare. Do të jetë një betejë e gjatë, nuk do jetë e vështirë se është një vendim i kompozuar për faqe të zezë. Do të jetoj për lirinë time. Ishte sadiste, në prag të festës së Vitit të Ri t’i japësh këtë vendim. Janë treguar të pashpirt, kanë llogaritur ditën që të më vrasin sa më shumë.

Megjithatë unë për ato motive e mbaj kokën lart, jam krenar, unë dhe bashkëshortja ime që më ka mbështetur. Fëmijët normale më mbështesin, do të ishte problem nëse unë do shkarkohesha për një sjellje të paligjshme apo për një gabim profesional. Kam oferta nga spitale private. E fundit është që unë do të iki nga ky vend, qejfin e kam në Francë sepse kam punuar në ekip me mjek francezë dhe e njoh që në fëmijëri atë gjuhë”, – tha mjeku Allkja

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re