Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë Ylli Dylgjeri është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve .  Shkak janë bërë disa statuse të tij humoristike që ka përdorur ndaj ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Caka.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar edhe analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja. Në një status në rrjetet sociale, Bejtja ironizon vendimin për shkarkimin e specialistit, duke shkruar se Dylgjeri është ‘dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri’.

“Dikush mund te mendoje se po te mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna… Zyrtarisht Dylgjeri eshte deshmori pare i Facebook ne Shqiperi..Ne shekullin 21 nuk e mendoja kurre qe administrata e nje vendi do ishte aq e pakujdeshme sa ta pushonte nje nenpunes te saj duke i renditur grimcat satirike ne Facebook…Por dhe te mos kishte Facebook te jeni te sigurte Dylgjeri me mentalitetin e kesaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente nje menyre per tu tallur, se eshte bere per tu tallur. Kshu ka bere Dylgjeri me cdo qeveri qe eshte bere per tu tallur: ka bere keshtu ne 91 92: ka bere keshtu ne 97 edhe pse te Koha Jone merej me reklame dhe Jo me shkrime: ka bere me Nanon ne tavoline edhe pse punonte per te.,.Jam I bindur qe Ylli do vazhdoje te jete i njejti nuk mund te ndryshoje 50 e kusur: e mar me mend dhe hapin tjeter, do ankohet te Portali Shqiperia qe duam per te vertetuar edhe njehere se nuk eshte thjesht zyrtarisht deshmori i pare I Facebook, por fatkeqesisht per ne dhe demokracine tone, shume e shume me shume se nje deshmor I Zuckerberg”, shkruan Bejtja.

Vargjet e Dylgjerit për Cakajn:

Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,

Atje ku të pjell edhe gjeli,

Atje ku të shpëton kaka,

Atje reciton Gent Caka…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re