Pas betimit në Presidencë, Taulant Balla ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ku është pritur nga ish-ministri Bledi Çuçi dhe zyrtarët më të lartë të këtij institucioni.

Bledi Çuçi, i cili e priti në hyrje të institucionit Ministrin e ri të Brendshëm, shprehu vlerësimet më të larta për Taulant Ballën dhe i uroi suksese në detyrën e re.

Gjithashtu i dorëzoi formalisht edhe një dosje “exit-memo” me arritjet, prioritetet dhe një “road-map” për objektivat e ardhshme.

Taulant Balla, në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm, falënderoi Çuçin për punën e bërë.

Ai u shpreh se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë të njohura për stafin dhe publikun, prioritetet që ai ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re