Antoneta Sevdari ka fituar procesin gjyqësor në Strasburg ndaj qeverisë shqiptare.

 

Ish prokurorja kaloi shkallën e parë të vettingut në KPK, por pas ankimimit të komisionerit publik Dariel Sina në KPA u shkarkua nga detyra në vitin 2019.

 

Në atë kohë, Sevdari nuk u pajtua me konstatimet e KPA, teksa hodhi edhe akuza politike.

 

Ajo e çoi çështjen në Strasburg, ku e ka fituar dhe tashmë shteti shqiptar duhet t’i paguaj ish prokurores 24 mijë e 600 euro .

 

Strasburgu theksoi se në lidhje me rastin e Sevradit ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.

 

Ndërkohë, pas këtij vendimi ajo pritet t’i nënshtrohet sërish procesit të vettingut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re