Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit e Prokurorisë së Vlorës,  Ardian Ylli.

Në korrik të vitit 2019, Ardian Ylli u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas problemeve të gjetura me pasurinë e tij.

Një nga problemet e gjetura në atë kohë kishte të bënte me disa kursime që i kishte lënë babai i tij, të cilat nuk i kishte deklaruar. (Lexo ketu)

Ylli e ka filluar karrierën në vitin 1994 në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë në vitin 1998 ai është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2013 Ylli është transferuar si prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2015 është promovuar si drejtues. Në vitin 2017-të Ylli është komanduar si drejtues i Prokurorisë Vlorë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz  relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2021.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko