Skip to content

U shkarkua se nuk justifikonte pasurinë, gjyqtari Artan Lazaj në KPA: Më riktheni në detyrë

Artan Lazaj

Artan Lazaj

Gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj doli kete te merkure para kolegjit të posaçëm të apelimit, duke i kërkuar rikthimin në detyrë.

 

Ai u shkarkua në muajin korrik të 2018 nga shkalla e parë e vetingut, pasi nuk justifikonte pasurinë.

 

I përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, Lazaj tha se ka qenë shkelje e rëndë procedurale mosshqyrtimi i kërkesës së tij për përjashtimin e komisioneres së KPK-së, Brunilda Bekteshi.

 

Lazaj pretendoi se vendimi për shkarkimin e tij ishte i padrejtë, duke i kërkuar KPA-së, ta rikthente atë në detyrë.