Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë ish-avokaten e Shtetit Alma Hicka, e cila u shkarkua si gjyqtare nga Vetingu.

Avokatja e Shtetit, Alma Hicka

Mësohet se vendimi është marrë nga trupa gjykuese e KLP, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 364, datë 02.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 364, datë 02.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.10.2023.

Alma Hicka është shkarkuar më herët nga detyra e gjyaktëses, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurinë dhe konfliktin e interesit.

Gjyqtarja Alma Hicka, ish-Avokate e Shtetit dhe kandidate për një vend në Gjykatën e Lartë u përball fillimisht me 10 shkurt në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në një seancë dëgjimore, që u fokusua kryesisht mbi burimin e ligjshëm të pasurive, që përfshinin një apartament dhe 2 makina.

Komisioni bëri me dije se analiza financiare e nxirrte Hickën, me një bilanc negativ prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa ishin gjetur një sërë mospërputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve për vetingun.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar me 31 mars 2021, KPK relatoi sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re