Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, në Luginën e Preshevës u shpreh se partia e tij nuk ka marr pjesë në zgjedhje. Sipas tij, Serbia nuk është treguar asnjëherë e gatshme për të dëgjuar zërin e shqiptarëve.

Ai tha se tanimë, kur marrëveshja Prishtinë-Beograd po afron, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të interesuar që të jenë pjesë e integrale e republikës së Kosovës,

“PDSH që funksionon qysh nga viti ’90 në ish-Jugosllavi, nuk merr pjesë në këto zgjedhje, sepse nuk është treguar asnjëherë gatishmëri e Serbisë, që në 250 deputetë të dëgjohet një zë i shqiptarëve. Sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare me një grup të “unifikuar” të shqiptarëve, nga ku 3 parti në Bujanovc dhe Preshevë nuk arrin të kenë më shumë se 5-6% të popullit”.

“Sot u vërtetua se nuk ka qenë synimi që të unifikohen për të nxjerrë popullin në votime, pasi nuk janë mbajtur tubime. Ne i bojkotojmë zgjedhjet sepse nga praktika e partive të tjera në zgjedhjet parlamentare nga viti 2017 e këtej, nuk është treguar ndonjë rezultat. Tanimë kur marrëveshja Prishtinë-Beograd po afron, shqiptarët e luginës së Preshevës janë të interesuar që të jenë pjesë e integrale e republikës së Kosovës, ose të rikthehen sepse pas Luftës së Dytë Botërore këto tri komuna janë shkëputur me pa të drejtë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re