SHKODER– Kreu i FRPD-së në Shkodër, Arvit Bushati, i cili u shoqërua sot në polici bashkë me dy aktivistë të tjerë, nuk ka pranuar që të flasë për blutë. Nga brenda komisariatit ai tha se nuk pranon të japë asnjë deklaratë në polici, pasi sipas tij nuk kishin bërë asnjë gjë të kundraligjshme.

“Nuk pranoj te jap asnje deklarate ne polici. Nuk kemi bere asgje. Nuk kam besim tek ky shtet. Eshte nje shtet i kapur dhe kriminal ndaj nuk kemi si te japim asnje deklarate. Ne po presim qe të lirohemi”, tha Bushati. Ndërkohë, Ergys Ivzikun, një nga personat e shoqëruar, në faqen e tij të ‘Facebook’ shkruan me ironi se nuk kanë pranga për të gjithë. “Ju s’keni mjaftueshem pranga per te gjithe ne”, shkruan Ivziku.Besjan Zajan, Ergys Ivzikun dhe Arvit Bushatin, protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës. Sipas policisë, dyshohen këta persona se kane prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.

(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re