Kaosi i krijuar nga pandemia e koronavirusit në të gjithë botën ka bërë që shumë pacientë të shkëpusin totalisht kontaktet me të afërmit e tyre. Një rast i rrallë në të gjithë këto muaj ka ndodhur nëEkuador ku një 74-vjeçare ishte shpallur e vdekur nga Covid-19, por pas 3 javësh, ajo rezulton të jetë gjallë!

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Guayaquil, që është dhe epiqendra e koronavirusit në Ekuador. Pas kësaj ngjarje spitali ka sqaruar se për shkak të fluksit të madh të pacientëve kanë ngatërruar 74 vjeçaren Alba Maruri me një tjetër person.

Familjarët e 74-vjeçares kishin marrë edhe hirin, i cili pretendohej në fillim se i takonte asaj, por tani nuk dihet se kujt i takon.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Maruri u shtrua në spital muajin e kaluar me ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Më 27 mars, familjarët e saj u njoftuan për vdekjen e 74-vjeçares dhe morën hirin një javë më vonë.

Por të enjten e 23 prillit, Marauri, e cila ishte në gjendje kome, u zgjua dhe ishte plotësisht e vetëdijshme dhe ka kërkuar që të telefonojë motrën e saj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re