Skip to content

U shpall i humbur 8 ditë më parë, gjendet i vdekur 46-vjeçari nga Vlora

Një 46-vjeçar, i cili ishte zhdukur rreth 8 ditë më parë, është gjetur i pajetë në banesë nga e ëma.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 46-vjeçarit, ndërsa policia e Vlorës thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës njofton se në datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb