Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp,  ka komentuar raportin e opozitës për shpallen e tij non grata nga Home Office britanik, ku tha se nuk ka pasur asnjë dokument zyrtar për të vërtetuar këtë të fundit.

Berisha tha se çdo shqiptar duhet të njihet me raportin që do të bëhet publik sot pasi në të fshihen planet për të shkatërruar opozitën dhe shpopullimin e vendit.

“SHBA dhe Britania nuk fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete të mëdha, aleate të Shqipërisë, janë viktimë e disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e Sorosit si McGonigal apo Yuri Kim, që u largua nga Shqipëria si sekretare e PS.
Rasti i Shqipërisë tregon se mjafton të shkatërrosh opozitën dhe mund të grabisësh një komb pa vështirësi. Mafia e Sorosit ka qenë prezent në çdo projekt antishqiptar në rajon, Ballkani i Hapur, ndarja e kufijve të Kosovës, kanë pasur si padrino Sorosin dhe partnerët e tij. Mafia e Sorosit është më shumë antishqiptare, ajo tani është antinjerëzore. Ata kanë në agjendë shkatërrimin e familjes dhe partive konservatore. Ishte kjo mafie që nxiste vaksimin e detyruar, duke e shndërruar vaksinën në një agjent dhunimi të të drejtave të njeriut. Ishte Elon Musk që tha shprehimisht se Soros urren njerëzimin. Ishte Donald Trump dhe Ron DeDantis që flasin për të si një armik.

Por është Sali Berisha që prej 7 vitesh e ka cilësuar atë si një gjeni negativ dhe monstër të njerëzimit. Raporti do bëhet publik për çdo shqiptar dhe ftoj çdo shqiptar ta lexojë pasi të vërtetat e tij tejkalojnë çdo imagjinatë.

Të vërtetat janë kaq tronditëse sa është në interes të gjithë botës të mësojë për këtë rast flagrant.
Krahas betejës gjyqësore, do zhvilloj një fushatë mediatike ndërkombëtare, duke përdorur të vërtetën e këtij raporti”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re