Ndonëse Berati është mes bashkive që janë shpallur si ‘zona të gjelbra’, identifikohet një rasti i ri me koronavirus. Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një punonjëse e Ujësjellësit të Beratit dhe Kucovës.

Punonjësja  nuk ka asnjë simptomë tjetër, ndërsa është izoluar në banesën e saj. Si fillim, ajo ishte paraqitur pranë Urgjencës së Spitalit, dhe më pas ishte dërguar në shtëpi. Aktualisht, punonjësit e Ujësjellësit po i nënshtrohen analizave, për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre me këtë virus. Burime per Berati TV thonë se ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Berat-Kucovë sh.a ka nderprerë punën në godinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re