Banorët e fshatit Grabovës së Sipërme në Gramsh janë hedhur në protestë për te  kundërshtuar ndërtimin e Hidrocentralit “Grabova 2”.

Gjithçka u mësua kur atyre u mbërriti njoftimi i shpronësimit të tokave që do të përmbyten nga ky HEC.

Banorët shprehen se asnjë nga 100 kryefamiljarët e këtij fshati nuk kanë firmosur ndërtimin e Hidrocentralit.

Ndaj janë mbledhur për të hartuar një peticion që do ia dërgojnë gjithë instancave përkatëse.

Banorët e Grabovës shkojnë deri atje sa i kërkojnë madje SPAK në hetimin e dokumentacionit të lejes. Ata i drejtohen qeverisë të anullojë kontratën e koncesionit të sigurtë se askush nga komuniteti i tyre nuk ka dhënë firmën e tij që HEC Grabova 2 të ndërtohet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re