Një nënë britanike 42-vjeçare, dyshohet se ka gënjyer për ekzistencën e kancerit të vezoreve, me qëllim për të mbledhur rreth 60,000 paund për kurimin e saj.

Nicole Elkabbass mblodhi shumën e konsiderueshme nga personat bujarë dhe i shpenzoi ato me pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste.

Gjyqi i Nicole Elkabbass u hap në Gjykatën e Kurorës në Canterbury me prokurorët që përshkruanin faqen online mashtruese të mbledhjes së fondeve nëpërmjet “GoFundMe”.

“Faqja e saj ishte e gjitha gënjeshtër. Nuk i përdori paratë që i dhuruan njerëzit për trajtimin e kancerit. Paratë shkuan për baste, udhëtime, bileta ndeshjes të Tottenham Hotspurs”, u shpreh prokurori.

Vlen të theksohet se gruaja nga Kent akuzohet për mashtrim, ndërsa gjyqi ndaj saj është ende në proces.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re