Një rast i paprecedentë i trafikut të kokainës është zbuluar në aeroportin e Malpensës, në Milano.

 

Mediat italiane raportojnë se një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroport pasi kishte fshehur në një skuter elektrik të përshtatur për invalidët, plot 13 kg kokainë, për të cilat do të kishte fituar gati një milion e gjysmë euro.

 

Spanjolli 30-vjeçar nga Republika Domenikane, pretendonte se ishte me aftësi të kufizuara, i kompletuar me karrigen e dyshimtë me rrota. Ai u nuhat nga “detektivi” Crai, qeni i njësisë Fiamme Gialle.

 

Pavarësisht një momenti sikleti, nisur nga situata, agjentët bllokuan transportuesin, falë këmbënguljes së qenit.

 

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar 30-vjeçarin, i shtangur, u largua mënjanë, ndërsa burri vazhdoi të luante “rolin” e tij, derisa agjentët çan mbushjen e sfungjerit të karriges me rrota dhe nxorën pakot e para të kokainës së pastër.

 

Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit, por u arrestua nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burg në Busto Arsizio (Varese).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re