Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se Shërbimi i Strokut në Neurologji në QSUT, do të mbaje emrin e Drini Dobit, që ndërroi jetë pasi u infektua me Covid.
“Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID19,” shkruan Rama.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizon se Drini Dobi dha kontribut real e të madh në luftën ndaj pandemisë, në atë që ajo e quajti “betejë e shekullit”.
“Drini Dobi ishte një njeri, që e gjeje kudo në spital. Atij iu dedikua 100 për qind profesionit. Drini dhe të gjithë mjekët e kthyen në mision, për të mposhtur Covid. Drita në fund të tunelit është më e qartë se asnjëherë. Ne nuk do harrojmë njerëzit tanë më të dashur, nuk do harrojmë doktor Drinin dhe mjekët e infermierët që humbën jetën në këtë betejë të shekullit,” u shpreh Manastirliu.
Sa herë me të dy fëmijët ndodhemi përpara një situate që na duhet të gjejmë një zgjidhje, mendojmë se çfarë duhet të bënte Drimni. Edhe sot atë mendoj. Drini buzëqeshte në mes të furtunës, shërbimi është i vështirë. Drini dinte ta ndërtonte çlodhjen e tij duke u veshur aktiviteteve entuziasmin, duke veshur harenë, gëzimin dhe në këtë mënyrë ndihej i përfshirë në çdo aktivitet. Ai vlerësonte ndjenjat, kështu iku nga kjo botë. Jam shumë e bindur që edhe po të vazhdonte të jetonte sot, do të ishte me të njëjtën mendje. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme për të dy fëmijët tanë, Ersën dhe Davidin, por për të gjithë fëmijët e tjerë, që nesër do të bëhen mjekët dhe shefat e shërbimeve tona. Doja të bëja një falenderim për ministren Ogerta Manastirliu, jo vetëm për vendosjen e emrit, port ë gjithë shërbimin. Ju falenderoj shumë. Drini është kujdesur dhe do të vazhdojë të kujdeset në mënyrën e tij, duke qenë i mbarë.
/faxweb
