Aktori i humorit, Ledio Lako ka këshilluar vëllain e tij Pirro Lako lidhur me punën e tij në Albcontroll.

Teksa ka reaguar për grevën e kontrollorëve që pretendojnë se janë stresuar për uljen e rrogave, aktori thotë se ata duhet ta ndëshkonin kryeministrin Edi Rama.

Ai i këshillon se duhet të prisnin që mbyllja të bëhej sapo kryeministri të dilte nga Shqipëria, në mënyrë që të mbetej jashtë territorit shqiptar.

Keta të Albcontrollit kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet tjetër Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj”, shkruan Lako për grevën e iniciuar politikisht nga dyshja Meta-Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re