49 vjeçarja Kristin, e cila u sulmua me acid nga bashkëshorti muajin e kaluar në Messina të Greqisë ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar.

 

Nëna e 6 fëmijëve, rrezikonte të humbiste syrin, ndërsa siç deklaroi nuk e dinte që burri i fshehur nën kapuç ishte ish-bashkëshorti i saj 50-vjeçar.

 

“Po bërtisja nga dhimbja, thërrisja ndihmë, menjëherë vrapova në dyqan për të derdhur ujë”, – përshkroi fillimisht ajo për Alpha.

 

“Ndërsa po shkoja në punë, në errësirë, një burrë u hodh nga hiçi dhe më sulmoi. Nga sa kuptova, kishte diçka në duar, si një leckë të njomur me ndonjë lëng, dhe u përpoq të më mbyllte gojën, nuk e lashë që t’ia dilte, u luftova me të për tetë deri në 10 minuta”, tha znj. Kristina fillimisht.

 

Dhe ajo vazhdoi përshkrimin e saj: “E kisha celularin në duar dhe më pas thirra punëdhënësin, ai më dëgjonte duke bërtitur, thjesht nuk e dinte se ku isha dhe çfarë po ndodhte. Me sa duket ai (ish-bashkëshorti) është inatosur me këtë telefonatë dhe kur më ka tërhequr nga flokët më ka hedhur në fytyrë acid të lëngshëm, të cilin e kishte në një enë”, tha nëna 49-vjeçare.

 

“Kisha shumë dhimbje, digjesha, sikur më kishin vënë flakën, kisha dhimbje të tmerrshme”, ka përshkruar ajo orët tragjike që ka përjetuar.

 

Mësohet se më pas autori 50-vjeçar kishte vizituar gruan në spital, për të fshehur fajin. Informacionet thonë se prej andej ai është sjellë në komisariat dhe pak më vonë ka pranuar aktin e tij.

 

Autori kishte shfaqur shenja pendese në polici, duke u shprehur se tashmë e kupton ndikimin e veprimeve të tij. “Jam i shokuar, jam penduar për atë që ndodhi. Nuk e kuptova se çfarë po bëja, tani e kuptoj aktin tim. Dua të ndihmoj ish-bashkëshorten”, ishin fjalët e para të 50-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re