Faqja zyrtare e INSTAT, e cila ra pre e sulmeve kibernetike të hakerave të “Homeland Justice” është kthyer në normalitet.

Nga një kërkim në google rezulton se faqja është në funksion të plotë.

Kujtojmë që grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar, ku pas  hakerimit.

Instituti i Statistikave reagoi  pas hakerimit që iu bë faqes zyrtare të këtij institucioni, duke theksuar se të dhënat e censit nuk janë objekt i këtij sulmi.

“Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit, vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. INSTAT po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike. INSTAT falënderon publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar në këtë situatë të jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e INSTAT.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re