Punonjësi i një kopshti zoologjik në një universitet në Nigeri, humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi u sulmua nga një prej luanëve për të cilët ishte kujdesur prej më shumë se 10 vitesh ndërkoh që ishte duke e ushqyer.

Në një reagim për mediat, universiteti bën me dije se kolegët e tij reaguan menjëherë, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte marrë një plagë fatale. Menjëherë, kafsha që vrau punonjësin, u ekzekutua.

Kreu i sindikatës së studentëve të universitetit, Abbas Akinremi, i tha gazetës Vanguard se sulmi ishte pasojë e një “gabimi njerëzor”, pasi kujdestari i kopshtit zoologjik kishte harruar të mbyllte derën, pasi ushqeu luanët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re