Një 50-vjeçare humbi jetën tragjikisht mesditën e së dielës pasi u sulmua nga tre qen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Neochorouda të Selanikut.

Nga rezultatet e autopsisë, rezulton se gruaja ka marrë dhjetëra kafshime në të gjithë trupin dhe ka pësuar lëndime të shumta.

Vetëm në njërin krah duket se ka marrë më shumë se dhjetë kafshime nga tre zagarët.

Për rastin është arrestuar pronari 37-vjeçar i tre qenve dhe prokurori ka ngritur një procedim penal ndaj tij. Ai akuzohet për vrasje me dashje të mundshme, me arsyetimin se nuk kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e qenve në hapësirën e oborrit.

“Nuk ishte e mundur që unë të parashikoja që qentë do të hapnin një vrimë dhe do të dilnin nga oborri ”, argumentoi 37-vjeçari pronar i tre qenve të deleve para prokurorit.

“Gardhi ishte i drejtë, thjesht qentë e hapën vrimën deri në atë pikë sa unë nuk mund ta shihja atë”, citohet të ketë thënë ai.

37-vjeçari pohon se “qentë janë të stërvitur dhe nuk kanë pasur sjellje agresive.

Sipas avokatit mbrojtës të 37-vjeçarit, Christos Patouna, klienti i tij është i shkatërruar nga ngjarja tragjike dhe shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e gruas./vizionplus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re