Skip to content

U sulmuan nga një krokodil! Rrëfimi i 28 vjeçares që i shpëtoi jetën motrës binjake

Screenshot 1 2

 

Grand Gallery 2
 

Gif Header for Mobile

Dy motrat binjake Xhorxhia e Melisa Lauri kishin ndërmarrë një udhëtim së bashku drejt një sërë vendesh ekzotike. Stacioni i radhës ishte një lagunë e njohur në Meksikë. Vajzat marrin një guidë turistike (e cila rezultoi të ishte e paregjistruar) dhe udhëtojnë me barkë në lagunë. Drejtuesi i guidës i kishte thënë që mund të laheshin, pavarësisht se në atë zonë kishte krokodilë.

Screenshot 4 2
Melisa (majtas) dhe Xhorxhina (Djathtas)

Por teksa vajzat po notonin, Melisa sulmohet nga një krokodil. E motra bën çështë e mundur për të larguar kafshën. E godet me grushte dhe mundohet ta largojë teksa krokodili e rrotullon si një ‘copë lecke’ të motrën. Pas disa momenteve tmerri, krokodili e lëshon 28 vjeçaren.

Melisa kishte plagë të rënda në bark e këmbë dhe shtrohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët e fusin 28 vjeçaren në koma, pasi plagët i ishin infektuar dhe trupi i saj po përjetonte një gjendje të njohur si ‘sepsis’ ( reagim ekstrem i trupit prej një infeksioni, i cili mund të çojë në mosfunksionimin e organeve, e rrjedhimisht në vdekje). Ngjarja ndodhi një javë më parë, ndërsa tashmë mediat britanike (vajzat binjake janë shtetase angleze) kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy motrave.

Screenshot 3 2
Georgia, 28 vjeçarja qe shpetoi te motren

Melisa është zgjuar nga koma dhe ndodhet nën terapi intensive. Motra e saj Xhorxhia tha në një prononcim për radio1 newsbeat se e motra “është shumë më mirë tani” dhe se “po merr frymë pa nevojën e tubave”.

Ndërkohë Hana, motra e madhe e dy binjakeve, foli për BBC, nga ku tha se gjendja e të motrës është ende serioze.

“Në mushkëritë e saj mjekët gjetën ujë e barishte. Gjendja e saj është ende serioze dhe ne ende nuk jemi qetësuar plotësisht”

Vetë pacientja, Melisa, ka folur sot për herë të parë. Mesazhet e para ajo ia adresoi të motrës, që i shpëtoi jetën.

“Jam e lumtur që arrita të dal gjallë nga atje dhe që motra ime luftoi në krahun tim. Shumë e lumtur jam”