Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi vendosi të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Basha theksoi se kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duke u shtuart se “duhet të jemi në terren për të ringritur partinë”.

“Dëshmi e kostove që ngjarjet brenda nesh kanë prodhuar, janë edhe zgjedhjet e Kukësit. Ne respektuam vullnetin e Degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidat, sepse është dhe përgjegjësia jonë, e të gjithëve bashkë, që për një kohë të gjatë u morëm me luftën me njëri-tjetrin dhe jo me ringritjen dhe riorganizimin e partisë.

Sot përfundojmë plotësimin e strukturës dhe të gjithë, pa përjashtim, me mua të parin, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë gati, kudo dhe kurdo për përballje elektorale”, tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re