Mes personave të shoqëruar ditën e sotme në polici për ngjarjet që po ndodhën tek Teatri Kombëtar në Tiranë ishte edhe gazetari Alfred Lela.

Gazetari është lene i lire nga policia pas dhūnës se ushtruar ndaj tij.

Lela është shprehur se ka marrë dëmtime të shumta në trup, si pasojë e dhūnës të ushtruar nga Forcat Operacionale.

Ndërsa, gazetari thekson se gjatë kohës që është shoqëruar për në Komisariatin Nr.1 është trajtuar në mënyrë korrekte nga ana e bluve.

Gazetari ka theksuar gjithashtu se është në gjendje të mirë shëndetësore, por shtoi se ka marrë goditje të forta në kokë, Lela ka shenja në pjesë të ndryshme të trupit.

Lela ka deklaruar gjithashtu se tashmë do të drejtohet për në banesën e tij,dhe nëse ndihet mirë mund të kalojë sërish nga Teatri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re