Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter goditi pak minuta më parë vendin. Tërmeti është regjistruar live edhe nga “News24”, teksa gazetarja në studio, Nisida Tufa, po lidhej me gazetaren Klodiana Lala nga Thumana.

Kjo e fundit ishte pranë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sapo kishte mbërritur në Thumanë dhe po përgatitej të jepte një deklaratë. Në këto momente vendi është goditur nga tërmeti, ndërsa kamera e “News24” regjistron britmat e qytetarëve, të cilët të tmerruar thërrasin “U, tërmet, uu”.

Në këto momente deklarata e Thaçit është e ndërprerë, ndërsa gazetarja Tufa tha e trembur: “Të nderuar shikues ka pasur lëkundje të forta tërmeti, që janë ndjerë edhe këtu në Tiranë. Do shohim nga momenti në momenti sa kanë qenë lëkundjet, janë ndjerë në momentin që po fliste Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re