Teksa ka përfunduar numërimi i votave të anëtarësisë në degën e Kamzës, burime bëjnë me dije për Faxweb se për kryebashkiakun Xhelal Mziu ka pasur një numër të madh votash kundër. Kanë qenë gjithsej 270 demokratë që kanë votuar kundër Mziut, por duheshin 635 vota për ta skluafikuar atë nga gara.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as Fake News-et e prodhuara nga mediat pranë qeverisë, të cilat raportuan sot se ka pasur një sherr fizik mes mbështetësve të Mziut, dhe dy militantëve të PD-së Darvin Zalla dhe Jetmir Prençi. Mediat shkuan deri aty sa thanë se një nga rojet e Mziut, i kishte rrahur aq keq Zallën dhe Prençin sa i kishin dërguar në spitalin e Traumës.

Por ky lajm është mohuar nga vetë Mziu, i cili ka postuar foto me të dy të rinjtë, dhe ka sulmuar mediat që kanë prodhuar lajmin.

Postimi i Mziut:

Live me miq të mirë! Sot mbyllëm me sukses një nga proçeset më demokratike jo vetëm në Shqipëri por për të gjithë rajonin.

Nga lajmet dashakeqëse të Naltmadhnisë me larvat e tij Carlo Bolino dhe Mero Baze gjeta shkas të festoj me miqtë e mi Darvin Zalla banor i njësisë 5 dhe Jetmir Prençi banor i njësisë 7, njëkohësisht djali i mikut tim Shemsi Prençi!

Ndërkohë që Mziu nuk ka qenë i vetmi që ka marrë vota kundër në Kamëz, edhe pse asnjë kandidat nuk është skualifikuar nga gara.

Alfred Halili 43 vota kunder

Bilbil Bajraktari 9 vota kundra

Dhimiter Vata 14 vota kunder

Mynyr Shehu 25 vota kunder

Tomorr Kotarja 216 vota kunder

Xhelal Mziu 270 vota kunder

Ylber Vata 17 vota kunder

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re