Arrestimi i të shumëkërkuarit nga policia Nuredin Dumani ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme, i cili dyshohet se është implikuar në atentatin ndaj BMË-së në fshatin Papër të Elbasanit.

Burime nga prokurori e Elbasanit bëjnë me dije se ka dyshime të forta se Nuredin Dumani është nxjerrë në pritë nga njerëz të afër të tij.
Po ashtu forcohet pista se personi i cili ka kryer atentatin ndaj tij nuk ka qenë Talo Çela siç është përmendur në media. Prokurori dhe Gjykatësi i Elbasanit do të shkojnë në spitalin në kryeqytet për t’i komunikuar masën Nuredin Dumanit ndërkohë që mësohet se ai sot do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagës se marr si pasojë e plumbave.

Mbi Dumanin rëndojnë akuzat e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-ës. Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re